Policia në Prizren i gjobit me nga 500 euro shoferët me zhurmues të montuar në vetura

Policia në Prizren i gjobit me nga 500 euro shoferët me zhurmues të montuar në vetura

Policia në Prizren ka bërë të ditur se ka gjobitur disa shoferë, veturat e të cilëve kishin zhurmues të montuar.

Ndaj tyre është shqiptuar gjobë 500 euro.

Gjithashtu Policia bën të ditur se ka shqiptuar gjoba deri në 500 euro edhe për tejkalim të shpejtësisë.

Komunikata:

Policia në Prizren shqipton gjoba deri 500 euro për drejtuesit e automjeteve me zhurmues të veçante

Prizren, 05.08.2025

Gjatë kësaj jave njësitet policore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren kanë identifikuar disa automjete të modifikuar të cilave u ishin montuar zhurmues të veçantë.
Fillimisht automjet janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm, ato automjete për të cilat raporti i kontrollit teknik ka vërtetuar se niveli i zhurmës tejkalonte kufijtë e lejuar ligjorë.

Ndaj pronarëve të automjete është kërkuar që të evitohen ndryshimet e pa lejuara dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për përdorimin e zhurmuesit të paautorizuar (150 €), si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike (500 €)., përveç zhurmave gjoba janë shqiptuar edhe për shkelësit për tejkalim të shpejtësisë, e disa deri 500 euro.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit publik, sigurisë rrugore dhe qetësisë së qytetarëve. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin dhe përdorimit të mjeteve digjitale si aplikacioni “Raporto Policinë”, fuqizohet reagimi i shpejtë dhe parandalimi i shkeljeve.

Related Articles