Policia e Korçës ka arrestuar 8 persona në lidhje me vrasjen e një 14-vjeçari në fshatin Pirg të Maliqit.
Në pranga kanë rënë 14-vjeçari autor i dyshuar i vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet; babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi; 4 të mitur të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës; një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin, shkruan A2.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, lexohet në njoftimin e policisë.