Protesta në Gjilan, Tahiri: Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje

Protesta në Gjilan, Tahiri: Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje

Pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, qytetarët e Gjilanit kanë thirrur protestë.

Edhe Abelard Tahiri, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në facebook ka thënë se adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje.

“Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje – aty buron krimi dhe tmerri që po e terrorizon Gjilanin”, ka shkruar ai.

Sipas tij të akuzuarve të cilët tanimë janë në kërkim nga Policia e Kosovës iu kanë hapyr dyert për të ikur.

Postimi i plotë:

Me plot të drejtë, sot qytetarët e Gjilanit kanë thirrur protestë në qytet.

Pesë ditë heshtje nga Sfeqla e Kurti për mos arrestimin e fajdexhiut që vrau tre qytetarë të pafajshëm!

Jo vetëm heshtje – por edhe mbrojtje të hapur.

Në ditën e tragjedisë, në vend që qyteti të “blindohej” në çdo hyrje e dalje derisa autori të kapej, atij iu hap rruga për t’u arratisur.

Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje – aty buron krimi dhe tmerri që po e terrorizon Gjilanin.

Related Articles