Bajrami: Prokuroria të merret me ZRrE-në, shkyçja e dhunshme është persekutim

Bajrami: Prokuroria të merret me ZRrE-në, shkyçja e dhunshme është persekutim

Deputetja Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës Në një konferencë për media i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të merret me ZRrE-në që kjo politikë të mos kalojë dhe të mos mbetet e pandëshkuar, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ajo ka thënë se “shkyçja e dhunshme” e kompanive nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike, është persekutim dhe sipas saj, shkon në favor të mafisë energjetike në vend.

“Ju kemi thirrur për të kundërshtuar dhe shprehur shqetësimin lidhur me shkyçjen e 1300 bizneseve të cilat ende nuk kanë lidhur marrëveshje të dhunshme më kompanitë private të cilat tregtojnë energji elektrike në Kosovë. Sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit, për më shumë se 4 vite ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRrE. Jemi dëshmitarë që me faturat tona ne kemi paguar mbi 800 euro vetëm për transportin e një megavati ore të energjisë elektrike”, tha Bajrami.

Kujtojmë se KEDS-i njoftoi se sot ka filluar me shkyçjen e një mijë e 400 pikave matëse të konsumatorëve komercialë që nuk kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji. /Gazeta Enigma/

Related Articles