Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të jetë pjesë e takimit mes Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump, që mbahet nesër në Uashington.
Pjesë e delegacionit do të jetë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, raporton Sky News.
Takimi po zhvillohet me ftesë të presidentit amerikan Trump, i cili thuhet se ka ftuar udhëheqësit evropianë për një diskutim mbi luftën në Ukrainë dhe çështjet e sigurisë ndërkombëtare.