Konsumatori mbushi pishinën përmes një lidhjeje ilegale, reagon KRU “Prishtina”

Konsumatori mbushi pishinën përmes një lidhjeje ilegale, reagon KRU “Prishtina”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se e kanë shkyçur një konsumator i cili e ka mbushur pishinën përmes një lidhjeje ilegale, raporton Gazeta “Enigma”

Përmes një postimi në Facebook, KRU Prishtina ka njoftuar se inspektorët e saj identifikuan këtë dhe se me personin do të ndiqen “procedurat tjera përkatëse”.

“Nga Inspektoret është identifikuar mbushja e pishinës përmes një lidhjeje ilegale, jashtë ujëmatësit. Konsumatori është shkyçur dhe do të vazhdohet me procedurat tjera përkatëse. TURP!”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina. /Gazeta Enigma/

Related Articles