Prishtina e Re ka shënuar fitore si mysafir ndaj Malishevës me rezultat 4-0, në kuadër të javës së parë hapëse në Superligën e Kosovës.
Debutuesit në elitë, tregon qetësi në pjesën e parë, duke gjetur avantazhin në fund. Andre Gomes shënoi shënoi në kohën shtesë për 1-0.
Edhe në pjesën e dytë, Prishtina e Re, ishte më e saktë, ndërsa fillimisht Donat Vitija u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54-të.
Mas tre minutash Toni Gomes arriti të shtojë epërsinë me një gol me kokë pas asistimit të Lorik Dobratiqit.
Në minutën e 76-të, Prishtina e Re shënoi golin e tretë, kësaj radhe Dobratiqi shënoi pas asistimit të Drilon Fazliut.
Debutuesit nuk kishin aspak mëshirë për Malishevën, duke ia shënuar edhe golin e katërt me Abdoul Zoungrana për 4-0.
Prishtina e Re merr tri pikët e para historike për këtë klub, ndërsa Malishevës i duhet ende punë për tu kthyer në nivelin që ishte.