PDSh refuzon pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut

PDSh refuzon pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut

Partia Demokratike Shqiptare ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut.

Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në Facebook, PDSH-ja theksoi se ky vendim u mor pas mbledhjes që sot e pati Kuvendi Qendror i partisë.

“Partia Demokratike Shqiptare të refuzojë pjesëmarrjen në këtë farsë politike të quajtur zgjedhje lokale 2025 dhe PDSH-ja të mos ketë kandidatë në këto zgjedhje. Qytetarët janë të lirë të vendosin vetë se si do të sillen në këto zgjedhje”, thuhet në njoftimin e partisë.

Në fund thuhet se Kuvendi qendror obligon kryetarin e partisë Menduh Thaçi, por edhe strukturat tjera drejtuese të partisë që gjatë kësaj kohe t’i informojnë mundësisht sa më shumë dhe sa më drejt “shqiptarët brenda Maqedonisë, Kosovën, Shqipërinë dhe Bashkësinë Ndërkombëtare për arsyet kryesore të refuzimit të pjesëmarrjes në këto zgjedhje lokale”.

Related Articles