Mbi 87 vatra zjarri sot në Kosovë, 8 ende aktive

Mbi 87 vatra zjarri sot në Kosovë, 8 ende aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, më 17 gusht 2025, në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri.

Sipas raportit, 79 prej tyre janë lokalizuar, ndërsa 8 vazhdojnë të jenë aktive.

Menaxhimi i situatës po bëhet në bashkëpunim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

AME u bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Në fund, Agjencia ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e zjarrfikësve në terren.

Related Articles