Deliu: Aktgjykimi i Kushtetueses – shuplakë për VV-në

Deliu: Aktgjykimi i Kushtetueses – shuplakë për VV-në

Blerta Deliu-Kodra e Partisë Demokratike të Kosovës e ka quajtur “fitore të demokracisë dhe transparencës” Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për seancën konstitutive, vendim ky që u publikua i plotë vetëm sot.

Në atë gjykim u konstatua shkelja serike e Kushtetutës nga Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstitutive që për muaj me radhë e uzurpoi proceduralisht kuvendin, sipas librit të lojës së Vetëvendosjes.

Postimi i Deliut:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit e konfirmon atë që kemi thënë prej kohësh: pushteti ka keqpërdorur procedurat dhe ka zvarritur me qëllim konstituimin e Kuvendit. Ky vendim është shuplakë për ata që mendojnë se rregullat kushtetuese shkelen sipas interesit politik.

Related Articles