Këtë të hënë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Egnatia, midis Komotini dhe Xanthi ku tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjer janë të plagosuar rëndë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në rrethana të panjohura, një kamion u përplas me dy makina, duke shpërthyer në zjarr. Tre pasagjerë në njërën prej makinave pësuan djegie të rënda, ndërsa shoferi u transportua në Spitalin e Xanthit me lëndime të rënda.
Nga ana tjetër, shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në të njëjtin spital po ashtu me lëndime të rënda.