Si do të vishet Zelensky në takimin me Trump?

Si do të vishet Zelensky në takimin me Trump?

“Këtë herë Presidenti [Zelensky] do të jetë me kostum”, thotë Elvira Gasanova, njëra prej stilisteve të udhëheqësit ukrainas, për Politico.

Megjithatë, “stili mbetet ende në frymë ushtarake me të njëjtën simbolikë: ai është Kreu i Shtetit, i cili është në luftë.”

Ajo shton se “është vetë Volodymyr Zelensky që vendos se çfarë do të veshë.”

Gasanova thotë se ai “tani ndodhet në një gjendje ku çdo detaj ka rëndësi – pamja e tij, gjendja shpirtërore, emocionet” dhe për këtë arsye “zgjedh imazhin që i përshtatet më së miri rolit dhe momentit”.

Këto komente vijnë pas përballjes dramatike në Zyrën Ovale në shkurt të këtij viti, ku Zelensky u kritikua për faktin që nuk kishte veshur kostum, por veshje me stil ushtarak.

Related Articles