Trump: Armëpushimi nuk është i domosdoshëm për paqen

Trump: Armëpushimi nuk është i domosdoshëm për paqen

Presidenti amerikan Trump u pyet nga një gazetar nëse do të ketë pasoja të rënda në rast se nuk arrihet një armëpushim.

“Nuk mendoj se ju duhet një armëpushim”, u përgjigj Trump.

Ai shtoi se “mund të jetë gjë e mirë ta kesh”, por theksoi se mund të mos jetë i domosdoshëm për paqen.

Gjithashtu, Trump theksoi se “strategjikisht”, njëra apo tjetra palë mund të mos e dëshirojë një armëpushim.

Për rikujtim, kjo përbën një ndryshim të qëndrimit të Trump nga deklaratat e tij para takimit me Putinin javën e kaluar. Të premten, para samitit, Trump kishte thënë se donte një armëpushim “sa më shpejt që të jetë e mundur”, duke kërcënuar Rusinë me sanksione ekonomike nëse nuk arrihej marrëveshja.

Related Articles