Mbrëmjen e së martës një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Llapushnik, në rrugën Prishtinë – Pejë, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga ky aksident u dy persona u dërguan pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Prishtinë, nga aksidenti që ndodhi në Llapushnik.
Sipas burimeve të KlanKosova në Qendrën Emergjente u dërgua me ndihmë të shpejtë edhe një i ri i lindur ne vitin 2006, gjendja e të cilit është shumë e rëndë.
Bëhet e ditur se janë kryer ekzaminimet e duhura, me pacientin 19 vjeçar në respirator që po dërgohet në sallë të emergjencës.