“Haxhiu nuk mund të kandidohet sërish për Kryetare të Kuvendit”

“Haxhiu nuk mund të kandidohet sërish për Kryetare të Kuvendit”

Njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta kandidojë Albulena Haxhiun sërish për Kryetare të Kuvendit.

Këtë ai e ka bazuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se një kandidat ka të drejtë të kandidohet vetëm tre herë për kryetar të Kuvendit.

Sipas Krasniqit, Haxhiu tashmë e ka konsumuar këtë mundësi duke qenë se e njëjta është propozuar pesë herë dhe nuk ka arritur të marrë votat.

“Duke qenë se votimi për kandidat/e për kryetar/e të Kuvendit nuk mund të përsëritet më shumë se tre herë për të njëjtin person, dhe se propozimi i parë i LVV-së për kandidaten Albulena Haxhiu ka qenë i pasuksesshëm për pesë herë, ajo nuk mund të rikandidohet sërish”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.

Ai tha se në vijimin e seancës konstituive, LVV duhet të propozojë një kandidat/e tjetër për këtë pozitë. 

Related Articles