Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në këtë takim, PDK njofton se Krasniqi e falënderoi Ambasadorin për kontributin e tij personal dhe angazhimin e shtetit të Finlandës në mbështetjen e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik.
“Finlanda ka dëshmuar gjithmonë se është një shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve tanë. Mirënjohje e veçantë për Ambasadorin Nissinen për përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në vendin tonë”, u shpreh Kryetari Krasniqi.
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë rolin e Finlandës si partner dhe mik besnik në forcimin e institucioneve dhe avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës.