“Dhoma ishte me gjak, më kanë goditur me pendrek në kokë”

“Dhoma ishte me gjak, më kanë goditur me pendrek në kokë”

Esat Rexhepi, një mërgimtar nga Polonia, ka rrëfyer përjetimin e tij tronditës gjatë kalimit në kufirin me Serbinë.

Ai thotë se u ndalua nga policia serbe pasi dyshohej se kishte lidhje me ish-luftëtarë të UÇK-së, dhe më pas u përball me dhunë brutale.

“Dhoma ishte me gjak më kanë mshu me pendrek në kokë”- rrëfeu Rexhepi, duke treguar se skena ishte makabër.

Sipas tij, policët serbë e kanë rrahur brutalisht pa asnjë arsye ligjore, duke e akuzuar për lidhje të paqena me UÇK-në.

Ai shtoi se ka përjetuar jo vetëm dhunë fizike, por edhe dhunë psikike për 10-11 orë.

Related Articles