Vendimi për Thaçin: Vëllezërit i lejohen në vizitë, 11 miq jo

Vendimi për Thaçin: Vëllezërit i lejohen në vizitë, 11 miq jo

Ish presdienti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka pesë vëllezër, fakti që vetëm dy prej tyre mund ta takojnë, sipas Prokurorisë, është mjaftueshëm për t’ia ndaluar vizitat me Ganiun, Blerimin dhe Nazmiun e në anën tjetër të mos i cenohet e drejta për jetë familjare.

Marjorie Masselot, nuk mendon si Kimberly Ëest. Gjyqtarja e procedurës paraprake druan se kjo e drejtë i shkelet duke ditur mbështetjen morale që merr nga vëllezërit, veçmas pas vdekjes së babait të tyre, andaj e refuzoi ndalimin e këtyre tre vizitorëve.

Megjithatë, ajo aprovoi shkëputjen e kontaktit me 11 persona tjerë.

Grupi i parë veçse përflitet në aktakuzën e dytë ndaj Thaçit, ndërkaq me grupin e dytë janë zhvilluar vizita tjera me 1 korrik 2023, 4, 8 dhe 12 gusht 2023, 15 shtator dhe 1 tetor 2023.

Gjyqtarja e arsyeton paksa Thaçin për faktin se ka ndarë informacione se kush pritej të ishte dëshmitar apo cili ishte rrëfyer tashmë në gjykatore.

Kufizimeve, s’i ka shpëtuar as Bekim Qollaku.

Ky vendim do të shqyrtohet çdo tre muaj, varësisht nga kërkesat e monitorimi i vazhdueshëm i Prokurorisë, prej ku raporti i radhës i shkon Gjykatës në shtator.

Related Articles