Haxhiu: Opozita nuk po dëshiron ta ndryshojë qëndrimin – problemi s’ka qenë emri im por VV

Haxhiu: Opozita nuk po dëshiron ta ndryshojë qëndrimin – problemi s’ka qenë emri im por VV

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se me moszgjedhjen e saj në postin e kryeparlamentares, apo të Donika Gërvallës, partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë treguan se nuk e ndryshojnë qëndrimin.

Ajo tha se Gërvalla jo rastësisht u propozua, pasi ajo “është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e shkurtit dhe kjo besoj që duhet të ketë rëndësi për të gjithë”.

“Ne menduam që do të kalojë ky propozim [v.j. i Donika Gërvallës], mirëpo ja që opozita asesi nuk dëshiron ta ndryshojë qëndrimin dhe besoj që kurdo që do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta marrë goditjen e qytetarëve të Kosovës”, tha Haxhiu pas seancës.

E pyetur se kush do të propozohet në vazhdimin e seancës, Haxhiu tha se i takon vetëm LVV-së të japë emrin për kryeparlamentar, e jo PDK-së, LDK-së e AAK-së.

“Partitë e tjera mund të bëjnë propozime, por për nënkryetar Kuvendi dhe atë vetëm PDK-ja dhe LDK-ja dhe për kryetar Kuvendi, vetëm atëherë kur të dalin partia e parë”, tha ajo.

Related Articles