Gruaja e Rexhep Selimit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi e ka konfirmuar se ajo nuk ka votuar për propozimin që Donika Gërvalla të bëhet kryeparlamentare për shkak të postimeve të kësaj të fundit ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e quante figurë e botës së krimit.
“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes.”, ka sqaruar Selimi.