Toger Fitim Kahrimani, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerë të Artilerisë Fushore në Qendrën e Ekselencës për Zjarrin (Fires Center of Excellence) në Fort Sill, Oklahoma, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç njofton FSK, ky trajnim kishte për qëllim përgatitjen e oficerëve për veprime në fushëbetejë, duke siguruar që ata të jenë të gatshëm për të marrë vendime të shpejta dhe për të operuar në kushte lufte.
“Toger Kahrimani është vlerësuar me çmimin “Distinguished Honor Graduate” mirënjohje që u jepet studentëve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale.”, thuhet tutje në njoftim.