Katër trupa gjenden në lumin Sena, i dyshuari po intervistohet nga Policia

Katër trupa gjenden në lumin Sena, i dyshuari po intervistohet nga Policia

Katër trupa janë gjetur në lumin Sena pranë Prasisit njofton Policia Franceze. Tutje ata kanë njoftuar se një burrë janë duke e marr në pyetje nën dyshmin për vrasje.

Viktima e parë u pa nga një kalimtar pranë një ure në Choisy-le-Roi, një periferi juglindore e kryeqytetit, më 13 gusht. Më vonë atë ditë, policia, duke kërkuar në zonë, zbuloi tre trupa të tjerë të zhytur aty pranë.

Trupi i parë kishte qenë në ujë vetëm për një kohë të shkurtër dhe u identifikua si një burrë 40-vjeçar vendas, thanë prokurorët. Tre të tjerët u gjetën në “një gjendje shumë të avancuar dekompozimi”, shtuan ata.

Prokurorët thonë se një nga viktimat është mbytur dhe një tjetër ka pasur lëndime të dhunshme dhe bën të ditur se deri më tani nuk ka prova për një lidhje midis viktimave. Ato mund të jenë zhytur në vende të ndara në rrjedhën e sipërme dhe të jenë marrë nga rryma në këmbët e urës Choisy. I dyshuari po mbahet në Paris. Policia nuk ka dhënë detaje rreth tij apo për sa vrasje po merret në pyetje.

Related Articles