Deputeti i Guxo-s thotë se mosvota e Shqipes për Gërvallen është “e kuptueshme”

Deputeti i Guxo-s thotë se mosvota e Shqipes për Gërvallen është “e kuptueshme”

Nezir Kraki i “Guxo”-s foli për mosvotën e Shqipe Selimit që kryekuvendare të jetë Donika Gërvalla, duke thënë se “ka arsye që edhe munden me ju kuptu”.

Kraki: Listës Serbe sot ju panë duart.

Gazetari: Po, ju panë duartë edhe Shqipe Selimit.

Kraki: Unë të thash që Shqipe Selimi ka arsye që edhe munden me ju kuptu, sepse situata është tepër e ndijshme. Edhe shteti i Kosovës është në dispozicion të atyre në Hagë.

Related Articles