Një zjarr i qëllimshëm është bërë në pronën e një bujku në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, ku dëmi ka qenë i madh.
Sipas raportit nga policia, nga ky zjarr janë djegur në tërësi rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra.
Raportimi në polici u bë nga dy burrat e asaj prone, ndërkohë që personat e dyshuar nuk janë identifikuar.
Raporti i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 20.08.2025-16:30. Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pronës se dy viktimave meshkuj kosovarë, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë djegur në tërësi. Rasti duke u hetuar.