Donika Gërvalla në seancën e djeshme ka dështuar të zgjidhet kryetare e Kunvendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Veprimi i Shqipe Selimit, deputete nga LVV që nuk e votoi Gërvallën ka nxitur reagime të shumta.
Edhe Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Maqedonci, ka reaguar publikisht në mbështetje të deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti.
Në një koment të lënë në Facebook, Veliu-Maqedonci i ka shprehur respekt Selimit duke shkruar: “Respekt Shqipe”, të shoqëruar me emoji duartrokitjesh.