PDK dërgon në Kushtetuese vendimin e ZRrE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

PDK dërgon në Kushtetuese vendimin e ZRrE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Zyrës së Rregulltarit të Energjisë për daljen në treg të hapur të energjisë për bizneset.

“Në emër të PDK-së, sapo deponuam kërkesën në Kushtetuese për anulimin e vendimit të ZRrE-së e cila në mënyrë të dhunshme nxjerrë në treg të lirë 1300 biznese, duke rrezikuar qindra mijëra vende pune. Ky vendim i ZRrE-së i cili u legjitimua nga shkala e parë e Gjykatës Themelore, edhe nga Apeli, konsiderojmë që i kanë bëreë dëm vendit tonë”, tha Tahiri.

“Kërkuam masë të përkohshme ngaGjykata Kushtetueseqë të pezullohet implementimi i këtij vendimi dhe pasta të shqyrtohet që ky vendim të anulohet”, shtoi tutje deputeti i PDK-së.

Aktualisht kur po flasim 900 bizneseve i është shkëputur energjia elektrike, dhe këta njerëz kanë hyrë në një krizë të thellë. Ekonomia po rrënohet. I konvenon vetëm këtij grupi kriminal që sillet rreth zyres së Kryeministrit. Këshilltarë të Kryeministrit që shesin energji elektrike. Njerëzit janë të detyruar të blejnë energji 280 % më shtrenjtë”, tha ai para gazetarëve.

Të mërkurën e 20 gushtit, ZRrE-ja doli me një komunikatë ndaj vendimit të saj për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, duke thënë se ky vendim ishte marrë në vitin 2016 me miratimin e disa ligjeve në Kuvend.

ZRrE tha se nga viti 2017 ka ndërmarrë veprime për krijimin e kushteve për liberalizimin e tregut dhe tha se arsyeja pse po zbatohet më 2025 është për shkak të pandemisë dhe krizës energjetike të viteve të fundit.

ZRrE tutje thotë se vendimi për dalje në treg të lirë tha se “krijon konkurrencë në një treg që deri më tani ka funksionuar si monopol”, ndërsa bëri thirrje që bizneset të bëjnë marrëveshje me kompanitë që janë licencuar.

“Megjithatë, zbatimi i mëtutjeshëm i procesit të liberalizimit të tregut të energjisë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme ka pasur vonesa, si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe krizës energjetike ndërkombëtare. Pas kësaj, ZRRE ka vendosur që nga data 1 Qershor 2025 të vazhdojë zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, si detyrim ligjor dhe në të mirë të konsumatorëve fundor. Duhet theksuar se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është i rëndësishëm jo vetëm për përafrimin me Direktivat Evropiane, por edhe sepse krijon konkurrencë në një treg që deri më tani ka funksionuar si monopol”, thuhej mes tjerash në komunikatë.

Related Articles