Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, u deklarua sot shkurt dhe me humor për gazetarët kur u pyet se kënd do ta propozojnë për kryetar të Kuvendit në seancën e së dielës.
“E merrni vesh të dielën”, tha Kurti para gazetarëve.
Gjatë dy seancave të zhvilluara pas aktgjykimit të Kushtetueses, VV-ja ka propozuar tre kandidatura për këtë post: Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati. Vendimi për kandidaturën që do të paraqitet në seancën e së dielës mbetet i paqartë deri atëherë.