Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr 5 vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr 5 vendime

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar pesë vendime gjatë një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten, bën të ditur një njoftim nga Zyra e Kryeministrit, shkruan Gazeta “Enigma”.

Sipas këtij njoftimi, vendimi i parë lidhet me zgjatjen e mandatit të Komisionit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, deri më 15 tetor 2025.

Është ndryshuar edhe statuti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Miratim ka marrë edhe kërkesa e Ministrisë së Bujqësisë për rialokim të 105 mijë eurove “deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve ‘Investime Kapitale’, për mbulimin e obligimeve financiare për projekte kapitale si në vijim: Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Ferizaj dhe Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë”.

Është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Mjedisit për të rritur kufirin e shpenzimeve në shumë prej 580 mijë euro për financimin e “Projektit të Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes.

Kësaj ministrie i është miratuar edhe kërkesa për ndarjen e 372 mijë eurove për të njëjtin projekt.

Related Articles