Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, gjatë një kontrolli të rregullt në trafik në Obiliq, është identifikuar një fëmijë i mitur duke ngasur një automjet pa të drejtë ligjore.
Sipas policisë, automjeti është ndalur në mënyrë të sigurt dhe pas veprimeve të nevojshme, është ndërmarrë masa ndaj prindit, pronar i automjetit. Ky i fundit është gjobitur për shkak të moskujdesit dhe lejimit të fëmijës që të voziste.
“Sot gjatë kontrollit të rregullt në trafik, nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit, është identifikuar një fëmijë i mitur i cili po drejtonte një automjet pa pasur të drejtë ligjore për ngasje.
Pas veprimeve policore, automjeti është ndaluar në mënyrë të sigurt, ndërsa ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë në bazë të legjislacionit në fuqi, për moskujdesin dhe lejimin e fëmijës së mitur të ngasë automjetin.”, ka njoftuar Policia e Kosovës.