Nga Zyra Ovale, Trump nxjerr foton me Putinin: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Nga Zyra Ovale, Trump nxjerr foton me Putinin: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë një njoftim të madh nga Zyra Ovale. Ai zbuloi se shorti për grupet e Kupës së Botës, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do të mbahet më 5 dhjetor në Qendrën Kennedy në Uashington.

Por, krahas sportit, Trump shfrytëzoi rastin edhe për një mesazh diplomatik, duke deklaruar se Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të jetë i pranishëm në këtë ngjarje madhore si i ftuar.

“Unë besoj se ai do të vijë, varësisht nga ajo që ndodh. Ndoshta do të vijë, ndoshta jo, varësisht nga ajo që ndodh”, tha Trump.

Pak para kësaj deklarate, kreu i Shtëpisë së Bardhë nxori nga një sirtar në Zyrën Ovale një fotografi të tij me Putinin, të realizuar në Alaska.

“Ma dërgoi dikush që me të vërtetë dëshiron të shkojë në Kupën e Botës. Më pëlqen fotografia. Ai ishte respektues ndaj meje dhe vendit tonë, por jo ndaj të tjerëve”, shtoi ai.

Gazetarët nuk ngurruan ta pyesin për sulmin rus ndaj një kompanie amerikane në Ukrainë, për çka Trump tha se nuk ishte i kënaqur.

“Nuk jam i lumtur për asgjë që ka të bëjë me këtë luftë. Mendoj se do ta zbulojmë në dy javët e ardhshme se ku do të shkojë”, tha tutje ai.

Related Articles