Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet për paqen të mos lëshojë territoret e pushtuara. Por mesazhi i presidentit ukrainas në shënimin e kësaj dite kombëtare, ishte se nuk do t’ia dhurojnë tokën pushtuesit.

“Ky flamur është një qëllim dhe ëndërr për shumë ukrainas në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Flamurin e mbajnë ata. Ata e mbajnë atë sepse e dinë se ne nuk do t’ia dhurojmë tokën tonë një pushtuesi. Ky flamur simbolizon gjënë më të dashur për qindra luftëtarë tanë – burra dhe gra – nga e gjithë Ukraina që mbrojnë jo vetëm një drejtim specifik të vijës së frontit, por të gjithë Ukrainën’’, tha Volodimir Zelensky.

Ceremonia e Ditës së Flamurit Kombëtar u mbajt në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe në të morën pjesë zyrtarët më të lartë të vendit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti kërcënimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë të premten nëse nuk ka përparim drejt një zgjidhjeje paqësore në Ukrainë brenda dy javësh, duke treguar zhgënjim ndaj Moskës një javë pas takimit të tij me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska.

Related Articles