Deputetja e PDK, Ganimete Musliu, u deklarua para mediave para fillimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ganimete Musliu para mediave tha se sot e keni vendimin tim për votimin e deputetëve të LVV.
“Kush e shkel kushtetuesen është kriminel, kur kuvendi udhëhiqet nga një super kriminel unë nuk pres asgjë të mirë nga LVV, sot e bëj publike se asnjë kandidat i LVV nuk e merr votën e Ganimete Musliut. Kam marrë këtë vendim sepse nuk bie në lojërat e Albin Kurtit. Nga 15 qershori e ka mbajt peng vendin”, tha Musliu. /Gazeta Enigma/