“Kam shpresë që në këto 30 ditë dikush do të lëshojë pe”

“Kam shpresë që në këto 30 ditë dikush do të lëshojë pe”

Deputetja Duda Balje para seancës konstituive ta se ka shpresë që në këto 30 ditë dikush do të lëshojë pe.

Ajo gjithashtu u shpreh se qëndrimi i saj mbetët e njëjtë, sepse siç u shpreh, nuk ka gjetur mirëkuptim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë nuk e di çfarë plani ka Lëvizja Vetëvendosje, ata vet janë duke vendosur, zgjidhja ekziston, vetëm të propozohet një person i cili është i përshtatshëm edhe për opozitë. Unë kam shpresë që në këto 30 ditë dikush ka me lëshu pe pak”.

“Unë kam qëndrim i cili është i bazuar në respektimin e komunitetit të cilin unë e përfaqësojë këtu në Kuvend, nuk kemi gjetur një mirëkuptim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qëndrimi im është i njëjtë, unë nuk e ndryshojë qëndrimin”, u shpreh tutje Balje.

Related Articles