Hekuran Murati deputet nga LVV i cili dështoi dy herë që të zgjedhet kryeparlamentar, ua hodhi fajin opozitës për “bllokim të kuvendit”, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas tij “Ju hoq peta laknorit….U dëshmua se për më shumë se katër muaj kjo opozitë po e mban kuvendn të bllokuar, diçka që ka mujtë me u kry me datën 15 prill. Qëllimi ka qenë të bllokohet kuvendi, sepse nuk duan ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit”, u shpreh Murati para gazetarëve.
“E propozuam edhe dikë që ska qenë i qeverisë”, tha Murati për propozimin e Dimal Bashës. Tutje ai ka shtuar se “është kohë e humbur…Kur shihet qartë se po bllokohet nga opozita”.
Sipas tij, “ka deputetë që po tu jepej mundësia me votim të fshehtë” do të votonin kandidatin e VV-së.
Sipas tij “ka shumë më shumë, më shumë se dy deputetë”, referuar votimit pro të Bekë Berishës dhe Arben Gashit për Dimal Bashën.