Osmani takohet me të rinj shqiptarë në Austri: Kanë një të përbashkët – dashurinë për Kosovën

Osmani takohet me të rinj shqiptarë në Austri: Kanë një të përbashkët – dashurinë për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani u takua me gjeneratën e të rinjve shqiptarë në Austri, gjatë qëndrimit të saj në Forumin Evropian Alpbach.

Osmani tha se këta të rinj kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë.

“Një gjeneratë që nuk njeh kufij!  Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach. Të gjithë kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë”, ka shkruar e para e vendit.

Related Articles