Një burrë në Obiliq ka vdekur, pasi i njëjti u lëndua teksa ishte duke punuar në automjetin e tij.
Rasti ndodhi mesditën e së hënës.
Viktima ishte dërguar për tretman në QKUK, ku mjeku kujdestar konstatoi se i njëjti ishte pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.