Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për hapjen e urës së re mbi lumin Ibër, e cila u lëshua në qarkullim për këmbësorë dhe automjete.
“Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim”, shkroi Kurti në një postim.
“Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”, u shpreh tutje ai.