Sllavko Simiq për tri herë radhazi ka dështuar t’i marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i ka bërë thirrje deputetëve nga komuniteti serb të propozoj një emër tjetër, duke u bazuar në frymën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku një emër mund të propozohet vetëm tre herë.
Lista Serbe nuk pranon të propozoj emër tjetër.
Në të trija votimet, Sllavko Simiq arriti të merrte vetëm 10 vota për, ndërsa kundër 56, abstenim 21.
LDK-ja në të trija votimet nuk mori pjesë fare.