Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut

Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij sot rreth orës 14:30 në afërsi të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani tha se personi ka jetuar i vetëm dhe i njohur për policin si përdorues narkotikësh.

“Rreth orës 14:30 policia është njoftuar për një trup të pajetë në një banesë në afërsi të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty gjendet trupi i pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi që në vend të ngjarjes të vij Mjekësia Ligjore”, ka thënë Elshani. 

Related Articles