Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, si dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Gjatë këtij takimi sipas të parit të LDK-së, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale – sfidat me të cilat po përballet Kosova, nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste, si dhe qëndrimet e partisë karshi kësaj gjendjeje.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku tutje bën të ditur se në takim ka theksuar se LDK-ja nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit.
“Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije”, ka shkruar ai.