Dogana kap cigare, duhan dhe ushqime të kontrabanduara në Prishtinë e Mitrovicë

Dogana kap cigare, duhan dhe ushqime të kontrabanduara në Prishtinë e Mitrovicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot, pas pranimit të informatave nga qytetarët lidhur me prezencën e mallrave të kontrabanduara, Njësitë Antikontrabandë kanë zhvilluar kontrolle tek dy subjekte të ndryshme, njëri në Mitrovicë dhe tjetri në Prishtinë.

Siç bën të ditur Dogana, gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar: 98 pako me produkte ushqimore të llojit pashteta, 58 kuti me cigare të markës Heets dhe 9 kg duhan i grirë.

“Dogana e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në luftën kundër kontrabandës dhe fton që çdo informacion i dyshimtë të raportohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.”, thuhet tutje në njoftim.

Related Articles