Një shtetas i huaj ka ushtruar dhunë ndaj tri femrave në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
“Prishtinë / 27.08.2025 – 03:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj, kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe dy viktimave tjera femra kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.