Deputeti Nenad Rashiq është parë duke biseduar me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, pak para se të vazhdojë seanca e cila ishte thirrur të nis në orën 11:00.
Nuk dihet nëse Rashiq po e kërkon votën e tyre për t’u zgjedhur njëri nga nënkryetarët e Kosovës.
PDK dhe LDK abstenuan për kandidimin e tij në seancën e kaluar.