Time Kadrijaj konfirmon për Enigmën: Kemi përjashtuar Adem Hoxhen nga grupi parlamentar

Time Kadrijaj konfirmon për Enigmën: Kemi përjashtuar Adem Hoxhen nga grupi parlamentar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Adem Hoxha.

Deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj, tha për Gazetën Enigma se partia ka marrë këtë vendim pasi Hoxha kishte votuar pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, Slavko Simiq.

Hoxha iu bashkua Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në fillimin e kësaj legjislature.

“Nuk është në rend me parimet tona”, tha Kadridaj për Gazetën Enigma.

Related Articles