Një burrë me inicialet A.H., është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Klinë e Epërme, në Skenderaj.
Vdekjen e tij e konfirmoi për Gazetën Engima, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Rasti ka ndodhur sot, ndërsa trupi është dërguar për obduksion”, tha Preteni.
Preteni tha se rasti është nën hetime.