Një vajzë pesëvjeçare është sulmuar nga një ujk në lagjen “Coklarë” të fshatit Brod në Shtërpcë.
Sulmi ndaj saj ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në oborrin e shtëpisë së viktimës.
Fëmija pas sulmit është dërguar fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas në Prishtinë, për trajtim më të specializuar mjekësor.
“Sipas familjarëve, sulmi kishte ndodhur rreth orës 19:00 kur fëmija, 5 vjeç ishte në oborrin e shtëpisë”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në një përgjigje për Gazetën Enigma.