OVL-UÇK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës

OVL-UÇK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nisjen e hetimeve nga prokuroria.

“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK kërkojnë nga deputetë shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Kosovës. Arsyeja për fillimin e hetimeve dihet, pjesëmarrja në luftë speciale propagandistike kundër UÇK-së dhe Kosovës dhe nën dy, lidhja personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut të cilët ndikojnë negativisht në integritetin e vendit tonë. Nëse nuk përfillen kërkesat tona, ne si kategori të dala nga lufta obligohemi të ndërmarrim veprime të tjera për të cilat do të njoftoheni me kohë,” ka deklaruar Gucati.

Ai ka përmendur edhe një punim shkencor të Bashës, duke e akuzuar atë për fyerje ndaj UÇK-së.

“Dimla Basha në vitin 2012 me një punim shkencor të tij e quajti UÇK që ka bashkëpunuar me dilerë të drogës. Ashtu siç e ka zakon VV. Nga VV ne e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatën Speciale, duke filluar nga Donika Gërvalla e cila ka dorëzuar dokumentacione në atë kohë që vet e ka pranu. Të tjerët që do të dalin me emra, sepse nuk kemi frikë nga askush.” ka shtuar ai.

Related Articles