Mëngjesin e kësaj të marte në Bresje të Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku edhe ka njoftuar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.
“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”, tha Ahmeti.
Tutje ajo ka shtuar se “në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”. /Gazeta Enigma/