Presidenja Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Verore “Tokyo 2020”, ka mbështetur e inkurajuar sportistët tanë pjesëmarrës në Olimpiadë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me defileun parakalues të sportistëve të Kosovës, pjesëmarrës në këtë eveniment prestigjioz ndërkombëtar, më i rënëdësishmni i të gjitha evenimenteve sportive në botë.
“Populli i Kosovës është krenar me ju, beson në përgatitjen tuaj, suksesin tuaj dhe triumfin tuaj”, ka thënë ajo veç tjerash në rrjete sociale nga kryeqyteti Japonez, Tokyo, ku sot zyrtarisht është mbajtë ceremonia hapëse e Lojërave Olipike Verore.
POSTIMI I PRESIDENTES OSMANI:
Nder e krenari ta shoh parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës, të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio.
Populli i Kosovës është krenar me ju, beson në përgatitjen tuaj, suksesin tuaj dhe triumfin tuaj.
Sportistët tanë që prej shumë kohësh po e ngrisin lart flamurin e shtetit të Kosovës, po na ngjallin shpresën dhe krenarinë se garat në sport nuk njohin shtete të mëdha e të vogla, por njohin sportistë të përgatitur, që me shpirtin garues thyejnë rekorde dhe bëjnë histori.
Në krye me të artën tonë Majlinda Kelmendi, sportistëve tanë ju uroj sukses! Ata do ta bëjnë krenar veten dhe shtetin e Kosovës!
Ju priftë e mbara! Një popull i tërë është me ju.