Rusia nuk e ka kundërshtuar asnjëherë hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Europian.
Është anëtarësimi i saj në NATO, që për Moskën mbetet e papranueshëm: Nga Pekini presidenti rus Vladimir Putin siguroi edhe një herë se Rusia nuk bëhet pengesë për aderimin e vendit fiqnj në bllokun europian, për të cilin insiston që të mos e shohë Moskën si rrezik. “Rusia nuk dëshiron të sulmojë askënd”, përsëriti Putin, që shtoi madje se pohime të tilla, sipas të cilave rusët kërkojnë të mësyjnë vende të tjera europianë “janë ose provokim, ose shenjë paaftësie të plotë”.
Më tej, preku edhe cështjen e garancive të sigurisë të cilat Kivi i kërkon me ngulm. Shqetësimi i shefit të Kremlinit është që në marrëveshjeje paqehe me Ukrainën të mos kompromentohet siguria e vetë Rusisë.
“I takon Ukrainës të vendosë se si ta garantojë sigurinë e saj. Por siguria e saj nuk mund të garantohet në kurriz të vendeve të tjera, përfshirë këtu Rusinë”, shprehet presidenti rus Vladimir Putin.
Sa për administratën Trump, u shpreh i kënaqur për faktin që ajo të paktën “ e dëgjon” se cfarë ka Moska për të thënë lidhur me shkaqet e luftës, dhe ndien se po shfaqet një mirëkuptim i ndërsjellë. “Shpresojmë që ky dialog konstruktiv të vazhdojë. Në administratën e mëparshme Biden askush nuk donte të na dëgjonte”, ka thënë Putin, i cituar nga agjensia e lajmeve Interfax.
Kievi konfirmon se presidenti Volodimir Zelensky do të takohet në Paris me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Kryeministrin britanik Keir Starmer. Në fokusin e bisedimeve, që sipas Financial Times do të mbahen të enjten, do të jenë pikërisht “garancitë e pretenduara të sigurisë” për Ukrainën.